Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca u shpreh se deri në gusht pritet që të ketë mbërritje çdo javë të dozave të reja.
Soreca tha se Shqipëria është pjesë e historisë së fillimeve të reja të Evropës dhe se në mbështetje me BE-në vendi ynë do t’i kalojë sfidat që ka përpara.
“Javën e kaluar ishte partia e parë e vaksinave dhe deri në gusht do të ketë mbërritje vaksinash. Deri nga fundi i gushtit, do të kenë mbërritur 145 mijë vaksina Pfizer. Kjo është një shprehje e madhe solidaritet nga BE kundrejt Shqipëri. Ne do ta mbështesin Shqipërinë dhe qytetarët e saj deri në fund të pandemisë”, tha Soreca për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post