Analistët Blendi Kajsiu dhe Artur Zheji komentuan sot në emisionin ‘Pikat mbi i’, arsyet se përse u ndërmor pikërisht në këtë periudhë nisma për shkarkimin e Presidentit Meta.
Kajsiu deklaroi se më herët maxhoranca ishte në një proces elektoral dhe se do dëmtonte procesin. “Ka më tepër legjitimitet tani. Më para do thoshin prit fitoji zgjedhjet njëherë. Është dhe ajo për të tërhequr vëmendjen. Mendoj që nuk i bën dëm opozitës. Detyron PD të rimarrë ambicien për të qenë parti e parë. PD ka qenë parti e parë në 92, 2005 dhe 2009”, – deklaroi Kajsiu.
Për Zhejin, nisma për shkarkimin e Metës nuk ka ardhur për arsye morale nga Rama. Sipas tij, marshalli ka nevojë për luftë në mënyrë që të jetë i tonifikuar dhe PS të jetë në rresht dhe të mos shpërndahet në plaçkitje.
“Nuk besoj që Rama kërkon të shkarkojë Metën se është më i pastër se Meta apo e bën për arsye morale. Po ma tha njeri këtë unë them ok, dakord, e lëmë. Është bindje. Nuk do pranoja ta debatoja fare. Është bindje dhe jo analizë. Marshalli ka nevojë për luftë në mënyrë që të jetë i tonifikuar dhe PS të jetë në rresht dhe të mos shpërndahet në plaçkitje. Fitimtari jepet pas plaçkës, bën tendera, heq njerëz nga puna, merr të tjerë, bëhet një pushtet gjithmonë dhe më i urryer. Rama e di këtë gjë dhe mundohet ta mbajë armatën politike të shtrënguar. Si mbahet një armatë e shtrënguar duke bërë luftë. Rama do të krijojë sindromën e luftës, që të mos e kenë mendjen tek plaçka. Kush është në skakierë është Ilir Meta. Krijon tensionin e nevojshëm për të kaluar gjërat e veta. Meta ka që në 2013 që nuk ka kapur pushtet me dorë. U bë 21 janari, u demonizuar dhe më 2013 u përqafuan dhe bëri kontratë. Që nga ai moment legjitimiteti i njërit apo tjetrit neutralizohet. Është shpallur një armik për të pasur një ‘modus viventi’.
Mendoj që nuk ka pasur asnjë problem moral, asnjë problem që njëri është më i mirë se tjetri. Qëllimi i Ramës është që mos të ndjekim me vëmendje por të kemi emocionet e një lufte. Nuk mund të bësh impeachment kur nuk ke të drejtë. Ka të drejtë ta bëjë Gjykata Kushtetuese, aq më tepër kur parlamenti është i blerë”, – deklaroi Zheji.
Diskutime rreth kësaj post