Ledjana është një nga konkurrentet më të përfolura në Përputhen. Së fundmi ajo pati një përplasje me Melisën, ku u ngritën akuza të forta, dhe pas kësaj përplasjeje, duket se ajo ka marrë një vendim mjaft të rëndësishëm, të largohet nga programi.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Ledjana ka sqaruar se largimi i saj nuk ka të bëjë me Mevlanin apo me faktin që ka gënjyer, siç përflitet në rrjet.
Ajo ka vendosur të largohet për shkak të akuzave që i janë bërë për martesë.
Konkurrentja ka bërë një paralajmërim të fortë për të gjithë ata që dalin dhe thonë “Kam bomba për Ledjanën”.
“Largimi im nga emisioni nuk ka te beje as me Mevlanin e as me faktin qe ju kam genjyer gjithe keto kohe. Jam akuzuar 2 here ne ate program per martese te rreme pa asnje prove, ndaj kjo eshte nje pabesi qe me eshte bere. Po ju them vetem dicka, kushdo qe vazhdon dhe me akuzon per burrin ne Belgjike dhe thote kam bomba per Ledjanen, betohem ne Zot se sot eshte dhe dite e shenjte, se ka per ta paguar shtrenjte”, – ka shkruar Ledjana.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post