Gjatë takimit me deputetët socialistë, kreu i qeverisë Edi Rama shtoi se do të mbaheshin të gjitha premtimet e dhëna duke filluar nga ngritja e rrogës minimale, deri në reformimin e administratës publike.
“Ne do t’i mbajmë 1 për 1 zotimet tona, duke nisur që nga zerimi i taksës për pagën që prej janarit të vitit që vjen. Rritja e pagës minimale në 380 mijë lekë apo deri në 400 mijë lekë brenda mandatit të tretë.
Ndërtimi i porteve të reja, duke nisur me atë të Shëngjinit që shpresojmë të jetë gati në fund të ketij mandati. Përsa i përket digjitalizimit, ne kemi hedhur bazat për një shtet pa vonesa përsa i përket kësaj pjese.” – tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post