Kryeministri Edi Rama gjatë takimit që po mban sot me deputetët fitues të PS-së në zgjedhjet e 25 prillit, paralajmëroi hapur ata socialistë që nuk kanë arritur objektivat në nivelin organizativ, të përkthyer këto edhe në vota.
“Duhet të nisim menjëherë një hapje të partisë. Duhet të rirreshtojmë nga e para të gjitha forcat në terren bazuar në rezultatet. Kush nuk ia ka arritur objektivin që nga niveli i drejtimit të organizatës deri tek niveli më i lartë organizativ duhet t’ia lërë vendin dikujt tjetër. Po ashtu kush nuk ia ka zbardhur faqen kësaj shumice në nivel ekzekutiv duhet gjithashtu që t’ia lërë vendin dikujt tjetër. Një komision i posaçëm duhet të ngrihet me shpejtësi që ta jetësojnë këtë operacion ripërtëritës dhe me anëtarësimin e prurjeve të reja”, – tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post