Raketa kineze Mars Long Long 5B, mësohet se ajo ka hyrë në atmosferën mbi Oqeanin Indian, në një zonë afër ishujve të Maldiveve.
Ky fakt u bë i ditur nga zyra e fluturimeve njerëzore të agjencisë kineze hapësinore CNSA. Ndaj përjashtohet edhe rënia e një ose më shumë fragmenteve të mjeteve të raketës në territorin italian apo edhe në vendin tonë.
Pozicionimi i raketës u konfirmua edhe nga të dhënat e Komandës së Mbrojtjes Hapësinore e Amerikës së Veriut (Norad). Krahasuar me vlerësimet fillestare, ata treguan Atlantikun e Veriut si një pikë të mundshme të ri-hyrjes.
Sipas ekspertëve, raketa me peshë 21 ton mund të digjet në atmosferë, por nuk përjashtohet fakti që pjesë të saj të bien në tokë.
Diskutime rreth kësaj post