Nënkryetari i komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit, Myslym Murrizi gjatë fjalës së tij u shpreh se duhet një hetim më i thelluar.
Murrizi, kërkoi informacion nga agjensitë ligjzbatuese, që t’u vihej në dispozicion i gjithë materiali që kishin mbledhur për veprimtarinë e paligjshme të presidentit Meta.
Deklarata e Murrizit:
“Do doja që në emër të komisionit t’i kërkoja informacione agjensive ligjzbatuese SHISH, agjensive të anti-ter.rorit, gjatë zhvillimit të fushatës, përsa i përket veprimeve të paligjshme apo thirrjet publike të bera nga presidenti i Republikës. Mendoj, sic thotë edhe kodi, për pjesën e materialeve që vijnë nga agjensitë ligjzbatuese, nuk ka përse të bëhen publike.
Po mos t’a bëjmë shumë hermetike se duke mos dhënë asnjë lloj informacioni se cfarë po bëjmë, duket sikur cfarë po bëjmë, sikur po bëjmë ndonjë puc shteti. Ndoshta ka pasur takime me indicvidë të cilët mund të shkaktonin dhu.në, por gjithsesi ne do të respektojmë ato cfarë do të vendosen nga agjensitë ligjzbatuese.”- tha Murrizi.
Diskutime rreth kësaj post