Ditën e sotme i ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv , ishte ish konkurrenti i ‘Përputhen 1’ Lulzim Jashari, tashmë konkurrent në ‘It’s my Love’. Ai foli në lidhje me këto dy eksperienca të reja.
Në lidhje me pjesëmarrjen e tij në ‘Përputhen 1’, Lulzimi tregoi se është një eksperiencë mjaft e mirë.
‘Kur erdha në Kosovë u hap një tjetër format i ngjashëm dhe u bëra pjesë e tij, edhe këtu pata shumë sukses’, u shpreh Lulzimi.
Por, ndër të tjera Lulzimi teksa foli për eksperiencën e tij në Përputhen 1, ngriti disa akuza dhe për autorët e këtij produksioni: ‘Kam pasur shumë shtyerje nga autoret kur isha në program, pasi na tregonin se çfarë duhet të bënim’, u shpreh ai .
“Shumë gjëra të vërteta nuk janë realizuar dhe kjo është arsyeja që unë nuk kam folur shumë”, tha ai.
Ndërsa në lidhje me eksperincën e tij në ‘It’s my Love’, ai u shpreh: “Formati i tij në fillim ishte shumë keq,në fillim u futa si analist dhe pastaj gjërat shkuan mirë dhe u bëra konkurrent.”
E ndërsa për jetën personale Lulzimi tregoi se ka hapur një biznes të tij personal, konkretisht një butik rrobash. Por ai nuk e fshehu as faktin se ka një preferencë për një nga vajzat e ‘Përputhen 2’, Sindin, si vajzën më të pëlqyer për të, dhe se e vlerëson sinqeritetin e saj.
Video:
Diskutime rreth kësaj post