Ish-kandidati për deputet i Bindjes Demokratike, Arben Skënderi ka komentuar zhvillimet e fundit politike.
Skënderi foli dhe për ftesën e Ramës për bashkëpunim me opozitën, duke e quajtur një lojë të Kryeministrit, me qëllimin për ta goditur edhe më fort opozitën.
“Bashkëpunim me opozitën? Rama luan me simbolikën, me imagjinaren, i tregon përralla njerëzve. Ai ka bërë një diversion atje për ta goditur akoma më tepër opozitën, aq më tepër që tani ka një kryetar që nuk do ta lëshojë karrigen e vet. Kur në 8 vjet nuk ke arritur dot të krijosh një klimë me frymë por vetëm me qarje halli, të gjitha palët do korrin atë që kanë mbjellë. Nuk mund të thuash unë s’do njoh zgjedhjet dhe të thuash unë do vazhdoj të mbledh provat. Nëse për katër ditë nuk dorëzon provat në KQZ, atëherë iku kjo punë. Kjo bëhet thjesht për të qetësuar njerëzit. Janë për konsum politik të momentit. Këtu hyn në lojë edhe Edi Rama që bën atë shtrirjen e dorës. Pa Lulzim Bashën Edi Rama nuk do të kishte fituar mandatin e tretë në gjykimin tim. Një gjë është e sigurtë, nuk e ndihmon opozitën kjo gjë të ngrejë kokën”, tha ai për Fax News.
Diskutime rreth kësaj post