Kreu i PD-së Lulzim Basha është dalluar për një marrëdhënie të tendosur me figurat historike të kësaj partie. Derisa në vitin 2017 pastroi përfundimisht Partinë Demokratike duke fshirë nga listat e kandidatëve figura me peshë historike brenda selisë blu. Ishte momenti kur ai dhe miqtë e tij morën kontrollin total.
“Ishte kulminacioni i një lloj genocidi brenda një force politike ekzekutor i të cilës ishte Lulzim Basha” – u shpreh Astrit Patozi, Ish-Nënkryetar i PD.
“Themeluesit, kontributorë, ato që ishin përfaqsues të së djathtës që ikën me një firmë të Bashës në 2017 tërësisht të paligjshëm, janë larguar bazuar në marrëveshjen Rama-Basha.
Praktikisht ka bërë çfarë i ka kërkuar Rama, pastaj hyri në qeveri, mori vendimin e gjykatës së Strasburgut që shkonte 13 apo 16 mln euro shpërblim të pallatit që e kishte bërë në emër të vjehrrit të tij”, – u shpreh Jozefina Topalli, Ish-Nënkryetare e PD.
Diskutime rreth kësaj post