Një tërmet i fuqishëm ka goditur paraditen e sotme Turqinë, Tërmeti me magnitudë 4 është ndjerë pothuajse në të gjithë Turqinë perëndimore.
Mediat lokale raportojnë se tërmeti pati epiqendër zonën rreth qytetit të Çanakkalesë duke pasur një thellësi prej 9 kilometrash.
Për fat të mirë nuk janë raportuar dëme në ndërtesa apo njerëz, por ky tërmet është një paralajmërim i fortë për Turqinë pasi ka ndodhur në zonën pranë Marmarasë ku sipas sizmiologëve pritet që të ketë një lëkundje të fuqishme në vitet në vijim.
Diskutime rreth kësaj post