Barcelona është shokuar mbrëmjen e sotme në ‘Camp Nou’ nga Granda. Katalanasit janë mposhtur 1-2 me përmbysje nga miqtë që i surprizuan në pjesën e dytë. Fillimisht ishin blaugranët me Messin që kaluan në avantazh, por në pjesën e dytë Granada me një kundërsulm të shpejtë barazoi shifrat.
Koeman pas golit të barazimit të miqve u largua nga kryesori i ndeshjes me karton të kuq. Nuk mbeti me kaq, Granada shokoi me Molinën duke shënuar golin e avantazhit. Në rast se do të fitonte Barcelona këtë sfidë, do të kalonte në vendin e parë me 4 pikë dhe titulli do të ishte 5 ndeshje larg.
Diskutime rreth kësaj post