Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat, për të folur për rezultatin e zgjedhjeve të 25 Prillit.
Meta në fjalën e tij hyrëse deklaroi se kishte bërë denoncim në organet kompetente për mesazhet kërcënuese që ka marrë në adresë të tij në numrin e telefonit. Gjathashtu, Meta u shpreh se i ka bërë kërkesë edhe operatorit telefonik për të zbardhur të dhënat që i duhen për të nisur hetimet.
“Dua t’ i kërkoj ndjesë qytetarëve të cilëve një grup kriminal u ka dërguar mesazhe fyese në emër të presidentit kryesisht gjatë ditës së djeshme të cilët janë konfirmuar nga disa personalitete të njohura.Lidhur me këtë skandal ku një grup kriminal përdor figurën e presidentit, sot i kam kërkuar kompanisë celulare të dhënat dhe shumë shpejt do nisim një hetim ndërkombëtar. Edhe ju gazetarët mos merrni ndonjë mesazh nga presidenti i republikës që ka marrëdhëniet më perfekte me gazetarët”, – u shpreh Meta.
Presidenti foli edhe për situatën e zgjedhjeve, pas shpalljes së rezultatit final.
“Zgjedhjet nuk kanë përfunduar, dita po, administrimi jo, procesi i ankimimit apo kontestimit akoma nuk ka nisur, pasi sipas kodit nuk ka ankesa pa u shpallur rezultati përfundimtar”, – u shpreh Meta në fjalën e tij.
Fjala e Metës
“Rezultati vazhdon dhe i ka të gjitha mundësitë të jetë vetëm paraprak, për arsye se procesi i numërimit nuk ka përfunduar ende, por procesi i kontestimeve nuk ka nisur akoma. Prandaj në radhë të parë falenderoj qytetarët e Shqipërisë, që iu përgjigjën thirrjes së presidentit, për të marrë pjesë masiv në këto zgjedhje.
Ju e dini mohimin e paprecedentë që iu bë emigrantëve për të votuar, mohimin e të gjithë qytetarëve të prekur nga Covid, por po kështu dhe arsye të tjera. Pra në këto votime kanë marrë pjesë 1.6 milionë njerëz, 74% e popullsisë që ka qenë rezidente dhe ka të drejtë vote.
Në këto zgjedhje kemi një numër të paprecedentë të fletëve të votimit të pavlefshme, kushdo ka të drejtë që të dyshojë, duhet të mos prekey më asnjë kuti votimi, asnjë fletë, është shumë e lehtë për të parë dhe për të bërë ekspertizën.” – tha Meta.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post