Pas rezultatit zhgënjyes së Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, demokratët kanë shpërthyer ndaj kreut të PD-së, Lulzim Bashën. Një pjesë prej tyre kërkojnë largimin e kreut të PD-së, madje edhe kanë protestuar para selisë së PD-së.
Një simpatizant i të djathtës, i revoltuar tha se zhgënjimi i të gjithë demokratëve në mbarë Shqipërinë do të vijë dhe do ta nxjerrë prej leckash Bashën nga zyra. I pyetur se kush mund ta zëvendësoje Bashën në krye të PD-së, ai tha se ka plot dhe se Agron Shehaj mund të jetë një prej tyre.
‘Zemërimi i demokratëve të mbarë Shqipërisë do të vijë dhe ta nxjerri për leckash nëse nuk do të japë dorëheqje të parevokueshme. Ky nuk duhet të pranojë as mandatin e deputetit. Nuk është meritë aspak e Lulzim Bashës, por e votuesve që kanë votuar PD, e popullit dhe e them me bindje sepse klika fashiste e Edi Ramës e ka çuar në rritje votat e demokratëve. Këtu PD vetëm një lider historik ka Berishën. Ne jemi shumë të pakënaqur deri në ditën e votimit dhe kemi pritur që të vijojë. Tani del dhe thotë ne jemi më të fortë se kurrë, ku është forca këtu?! Ka plot emra që mund të zëvendësojë. Është Agron Shehaj. Ky na ka tradhtuar, ta dinë të gjithë. Kaloi aty para dhe nuk na përshëndeti, unë e kam grisur teseren e PD-së me firmën Lulzim Bashës. Nëse në zonën ku unë vij dua të deklaroj në përgjegjësi të plotë se ato vota i ka bio dhe të pa sponsorizuara nga askush.’ – tha ai.
Ish-kreu i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi, i cili është një prej 10 ish-drejtuesve të PD-së të cilët bëjnë Bashën përgjegjës kryesor për humbjen tha se kjo parti po përdoret si parti private, tha se ai e ka përdorur këtë parti si pronë private.
‘Unë në 2018 kam thënë se na keni vrarë anti-trupat nuk del njeri që të flasë. Nuk jemi 10 persona. Unë do të jem këtu dhe do të thyej këtë barrierë të heshtjes. Nëse këto nuk kanë guxim të vijnë tek PD. Nuk është normale, firmos një dokument dhe nuk vijnë këtu. PD është përdorur shumë herë si parti private. Basha është ka shitur bashkitë ka shitur Reformën Zgjedhore.’ – tha Elezi.
Diskutime rreth kësaj post