Pas përfundimit të numërimit për partinë fituese, tashmë po vijon për kandidatët. Sipas të dhënave të KQZ, kandidatja më e votuar në Tiranë është ajo e PS-së Belinda Balluku.
Ndërkohë vihet re se nga PD, Belind Këlliçi ka arritur të marrë më shumë vota edhe se kryetari Lulzim Basha apo ish-kryeministri Sali Berisha.
Pesë deputetët më të votuar nga PS, nga rezultatet e deritanshime janë:
Belinda Balluku me 2140 vota
Fatmir Xhafaj me 622 vota
Etjen Xhafaj me 149 vota
Ornaldo Rakipi me 123 vota
Ogerta Manastirliu me 106 vota
Pesë më të votuarit nga PD:
Belind Këlliçi me 883 vota
Lulzim Basha me 279 vota
Agron Shehaj me 193 vota
Orjela Nebijaj me 155 vota
Shpëtim Idrizi me 143 vota
Ndërsa nga LSI, kryeson Floida Kërpaçi me 140 vota dhe më pas Monika Kryemadhi me 51.
Diskutime rreth kësaj post