Një natë më parë qarkulluan pamjet e një sherri fizik masiv mes vëzhguesve, në shkollën “Një maji” në zonën e Ali Demit, ku po numëroheshin votat e 25 prillit. Por kjo ka qenë e panevojshme në Pukë, kur gjithçka është zgjidhur në paqe e konsensus.
Video, që është siguruar nga ‘STOP’, tregon, se “pazaret” kanë vijuar edhe gjatë procesit të numërimit.
Në Pukë drejtori i spitalit, Enver Sulejmani, drejtori i ujësjellësit, Petrit Deda të dy të Partisë Socialiste dhe Ndue Suma nga Partia Demokratike, në cilësinë e numëruesve të votave kanë ranë dakord, që anëtari demokrat të plotësojë edhe me kandidat, fletët, që janë votuar vetëm për partinë. Çdo fletë votimi, që del për PD-në dhe e ka bosh vendin e kandidatit, shenjohet nga zoti Suma.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post