Analisti Enton Abilekaj ka komentuar deklaratën e presidentit Meta për zgjedhjet e 25 prillit. Sipas tij, Meta duhej të kishte dhënë dorëheqjen, nisur ehde nga premtimi që ai bëri para zgjedhjeve të 25 prillit. Kujtojmë që Meta tha se do të jepte dorëheqjen nëse Rama merrte 71 mandate.
“Me certifikimin e rezultateve mendoj se të gjithë duhet të marrin dhe të shpallin vendimet e tyre. Deri në shtator kur mbaron mandati kushtetues i këtij Parlamenti, e fillon mandati tjetër. Besoj se edhe me shpalljen zyrtare të rezultateve unë besoj se nuk ka pse të humbet kohë, edhe mazhoranca do të gjejë mjetin ligjore që këtë Parlament të vetëshpërndahet e thirret Parlamenti ri.
Me certifikimin e rezultateve edhe presidenti duhet të marrë vendimet e veta. Edhe kryeministri edhe dy kryetarët e partive opozitare. Rezultati dihet se vetëm certifikimi ka mbetur, deri në shtator nuk ka kohë që të jepet mandati i kryeministrit e duhet ta japë presidenti. Nëse presidenti do të japë dorëheqjen atëherë duhet ta japë sa më shpejt”, – tha Abilekaj.
Diskutime rreth kësaj post