Tashmë procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021 ka përfunduar në 10 qarqe.
Partia Demokratike ka triumfuar në Shkodër, Lezhë, Dibër dhe Kukës, kurse PS në Elbasan, Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Fier dhe Berat.
Vetëm në 2 qarqe vijon ende numërimi, në Tiranë dhe Durrës. Në të gjithë vendin, deri më tani PS kryeson me 681,233 vota, e pasuar nga PD-AN me 550,290, PS ka 73 mandate, ndërsa PD 59 mandate, LSI 5 dhe PSD 3 mandate.
LSI deri më tani ka marrë 96,695 vota, kurse PSD 31,705.
Nga 5198 qendra votimi deri më tani janë numëruar 4732.
Deri më tani nga votat e numëruara kanë rezultuar 73.485 të pavlefshme.
Diskutime rreth kësaj post