Ka mbyllur zyrtarisht numërimin e votave për kandidatët Bashkia e Kolonjës. Një proces i arritur në kohë rekord.
Nga të dhënat rezulton se ajo që kryeson listën e kandidatëve të Partisë Socialiste është Olta Xhaçka me 2 762 vota ndërsa ndiqet nga pas nga drejtuesi politik i qarkut të Korçës Niko Peleshi me vetëm 100 vota.
Ndërkohë nga kampi i Partisë Demokratike dhe Aleancës për Ndryshim është Marjeta Halili ajo që ka siguruar 1667 vota, i dyti në renditje është Edmond Spaho me 74 vota.
Diskutime rreth kësaj post