Deri në orën 22:30, kur janë numëruar 677 nga 1243 kutitë e votimit, PS kryeson me 48.92 përqind të votave, e ndjekur nga PD me 38,86% të votave, ndërsa LSI ka shënuar një rënie drastike me 5.89% të votave.
Krahasuar me vitin 2017 kur numëronte më shumë se 55 mijë vota në kryeqytet, LSI ka deri në këto momente 14 mijë vota.
Analisti Baton Haxhiu tha se deri në fund të numërimit, pritet që LSI të ketë jo më shumë se 22 mijë vota.
“Rezultati i vërtetë i Tiranës është 18 mandate PS, 17 mandate PD dhe LSI 1 mandat. Krejt të tjerat janë …nuk e di. Tek i 19-ti, PS e ka pas betejën me LSI”, u shpreh Haxhiu për Opinion.\
Diskutime rreth kësaj post