Vijon numërimi i rezultatit të votave në rang vendi, ku Partia Socialiste deri më tani ka siguruar 76 mandate, ndërkohë që PD ka 57 mandate, LSI 5 dhe PSD 2 mandate.
Në qarkun e Gjirokastrës janë numëruar deri më tani 85.9% e votave, ku kryeson bindshëm PS me 55.9% të votave, duke lënë pas me diferencë të madhe PD në këtë qark, që ka marrë 28.1%.
LSI duket shumë mbrapa me vetëm 13.1 %, ndërsa PSD ka marrë 1.2% të votave. Kanë mbetur edhe 29 kuti për t’u numëruar dhe procesi përfundon në këtë qark.
Diskutime rreth kësaj post