Partia Socialdemokrate, edhe pse tashmë pa kryetarin e saj në garë për deputet, është duke siguruar të paktën dy mandate në Kuvendin e ardhshëm, një në Qarkun e Tiranës dhe një në atë të Shkodrës.
PSD, me 50% të kutive të numëruara në rang kombëtar, ka arritur të marrë mbi 16 mijë vota.
Tom Doshi ishte i pari në listën e Tiranës dhe atë të Shkodrës, dy qarqet ku ai e kishte të sigurt mandatin.
Megjithatë, në orët e para të ditës së sotme, Doshi dha dorëheqje të parevokueshme nga gara e 25 prillit, por edhe nga mandati aktual i deputetit.
Ai i kërkoi KQZ-së ta zëvendësojë ashtu siç thotë ligji, domethënë me kandidatin pasardhës në listën.
Në listën e Tiranës, nëse do të zyrtarizohet mandati i PSD, ai do të shkojë për Gertjan Dedën, ndërsa në Shkodër do të kalojë për Gledis Çelikun, të cilët renditen të dytët në listë.
I pyetur mëngjesin e sotëm nëse do të bënte koalicion me Partinë Socialiste, Tom Doshi u përgjigj pozitivisht, ndërsa e mohoi një koalicion të mundshëm me Lulzim Bashën.
Diskutime rreth kësaj post