Eksperti i çështjeve zgjedhore, Ervin Karamuça, u shpreh se LSI, sipas tij nuk ka një busull orientimi ku të mbështetet.
Duke iu referuar bastioneve, eksperti shton se kjo parti ra në kurthin e tkurrjes që në momentin kur Ilir Meta u zgjodh kryetar shteti, e sot nuk ka më zona të saj.
“Unë lexoj që fillimi i tkurrjes së LSI-së ka qenë dhe një formë kurthi nga kryetari i mazhorancës aktuale, z.Rama, për ta çuar Ilir Metën kryetar shtetit. Ishte kurthi dhe humnera përfundimtare e LSI-së. Që nga ai moment LSI vetëm është tkurrur në shifra, siç e shikoni sot, që nuk ka më bastione. LSI nuk di më se ku është, pra nuk ka një busull orientmi se ku të mbështetet. Thjeshtë luan me shifrat e momentit që ngrihet dhe ulet, por nuk ka asgjë të sigurtë”, tha ai për Vizion Plus.
Diskutime rreth kësaj post