Kandidati i PD, Xhelal Mziu ka pretenduar se i kanë vjedhur votat. Në një deklaratë për mediat pak minuta më parë, nga një qendër votimi në Dibër, ka deklaruar se demokratët kanë parë dhe kanë kapur një makinë që ndante para. Gjithashtu ai tha se janë rezultate negative në tonat bastione.
“E dinë të gjithë, ne kapëm një makinë që ndante para”, – tha ai.
Kujtojmë se më herët Xhelal Mziu u përfshi në një skandal politik, ku deklaroi në fushatën elektroale se nëse pikasen qytetarë që blejnë votat, do përfundojnë si Xhuvani në Elbasan. Pas përfundimit të fushatës, ai kërkoi falje.
Diskutime rreth kësaj post