Ka përfunduar numërimi për katër kutitë e para në Belsh. Siç mëson abcnews.al Partia Socialiste ka marrë 462 vota dhe Partia Demokratike renditet e dyta me 399 vota.
Procesi i numërimit ka nisur në të gjithë vendin. Nga rezultati i publikuar nga KQZ, deri më tani prin PS me 51.27% te votave, PD 38.77% dhe LSI me 7.41%.
Kujtojmë se kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka deklaruar se rezultati final do të jetë brenda 48 orëve.
Diskutime rreth kësaj post