Kryetari i PD, Lulzim Basha, pas takimit në Elbasan është nisur tashmë drejt qytetit të Durrësit. Mësohet se kryedemokrati po shkon tek zyrat e shtabit të Partisë Demokratike në qytetin bregdetar.
Ndërsa ndodhej në Elbasan, Basha u bëri qytetarëve një tjetër thirrje që të dalin dhe të votojnë për të ardhmen e tyre, pasi, shtoi ai, kjo është dita e tyre.
Lideri demokrat u shpreh i kënaqur me pjesëmarrjen e deritanishme, por apeloi se të gjithë ata që nuk kanë votuar akoma, të drejtohen drejt qendrave të votimit.
Diskutime rreth kësaj post