Ambasadori i BE-së Luigi Soreca u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë. Nga Durrësi, Soreca tha se qytetarët kanë ende kohë për të votuar. Ndër të tjera, ambasadori bëri thirrje për durim e qetësi, si nga ana e politikanëve dhe qytetarëve për rezultatin e votuesve.
Deklarata e Soreces:
“Komentet që kemi marrë ne sot është që Shqipëria po shpreh vullnetin e saj duke votuar. Pavarësisht disa incidenteteve të vogla që kanë ndodhur, gjithçka është në rregull. Ka ende tre orë kohë kështu që thirrja jonë është për ata qytetarë që nuk kanë votuar ende. E dimë që është një kohë e bukur me diell, por duhet të votoni. Dhe pas votimit, prisni me durim rezultatin e zgjedhësve. Edhe politikanëve u bëjmë thirrje që të pranojnë rezultatin e votuesve. Skuadra jonë është ende në terren, duke monitoruar,”- tha Soreca.
Diskutime rreth kësaj post