Ora 7 e mëngjesit të sotëm, shënoi hapjen e procesit të votimit deri në orën 19:00, kohë në të cilën qytetarët shqiptarë do të vendosin se kush do t’i qeverisë për 4 vitet e ardhshme.
Mësohet se tek ‘Liceu’, është bllokuar procesi prej 20 minutash, sepse dy të moshuar nuk kanë një person me dokument që t’i shoqërojë.
Bëhet me dije se në qendrën e votimit tek “Shkolla Kosova”, gruaja që shfaqet në video donte të shoqëronte dy komshinjtë e moshuar që me zor ecnin, por nuk është lejuar pasi rregullat e forta të vendosura, kërkonin që ajo të kishte një dokument që ishte e afërme dhe që ishte gjithashtu votuese tek e njëjta pikë.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post