Duket se përpos problemeve teknike, kanë nisur edhe tensionet e para në zgjedhjet parlamentare. Një qytetare akuzon komisionerët se i kanë nxjerrë të pavlefshme fletën e votimit.
Ajo ka treguar se teksa ka qenë duke e palosur fletën, një ndër anëtaret e komisionit i ka thënë se ka treguar votën te kamerat.
Në fund qytetarja ka grisur fletën nga nervat.
“E mora fletën e votimit për ta palosur, një zotëri më tha që ta ktheja ndryshe. Ajo më tha mua se ja tregova kamerës, për kë votova. Por për atë zot që nuk ja tregova askujt, unë thjesht i thashë se po e pyesja se si mund të paloset. Letrën e votimit ma nxorrën të pavlefshme. E grisa fletën nga nervat. Nuk iki pa votuar”, – ka treguar ajo për mediat.
Diskutime rreth kësaj post