Kandidatja për deputete, Grida Duma ka rrëfyer në një prej momenteve që nuk do ta harrojë nga fushata elektorale e zgjedhjeve të këtij viti.
Duma foli për një student që punon për PD dhe kishte bërë bisedë me një burrë, i cili i kishte thënë që të mos i bjerë derës pa lekë. Ky veprim bëri të riun që të trokasë në derën e Dumës për ta pyetur nëse duhet të vazhdojë të bëjë politikë pa para.
Deklarata e Dumës:
“E kam thënë tek spoti që nuk bëra spot tradicional. Më ka ndodhur shumë ditë përpara, është një djalë që ka mbaruar masterin dhe ka bërë shumë punë për PD, vjen një moment që më thotë dua të të takoj se s’bën. Po hajde i thashë. Gati gati ishte në një gjendje ekzistenciale, të vazhdoj apo jo. Më tha takova një burrë të vjetër dhe më tha kështu do vazhdosh, bjeri derës aman kështu do vazhdosh ti biesh derës pa lekë.
Budalla jam tha që e bëj politikën pa lekë? Ta bësh i thashë se s’bën dhe nuk e ke idenë ku do shkosh. I thashë ti je nga më të mirët. Do ketë shkopinj rrugës po ti ke më pak se më ke mua, nuk e lë të të baltosin se e di çfarë mund të bësh ti. Nuk them se duhet të jesh njeri pa të ardhura, por duhet të jesh njeri i fitimit jo i përfitimit. Duhet të marrësh vlerën që ke”, tha Duma në “Breaking” në Top News.
Diskutime rreth kësaj post