Teksa na ndan një ditë nga zgjedhjet, gazetari investigativ Artan Hoxha iu bën thirrje qytetarëve që të mos dorëzohen para presioneve, kërcënimeve apo ofertave për blerje votash.
Ai kujton dhe paralajmërimin e ambasadores së SHBA Yuri Kim, e cila tha se SHBA do të vëzhgojë zgjedhjet.
Reagimi i Hoxhës:
“Mbani frymen njerez….
Edhe nje dite na ndan nga perballja “epike”…
“Patronazhistet” vs SMV(Struktura e Mbrojtjes Votes)
Sapo e mora bileten për radhen e pare, në “derbin” e se dieles…
Bashkekombas, shkoni masivisht dhe të qete në votime.
Mos u dorezoni para presioneve, kercenimeve, apo ofertave per blerje vote.
Vota juaj vendos te ardhmen e vendit…
Dhe në fund, ashtu siç ka thene Ambasadorja Amerikane Juri Kim:
“Vellai i madh po u vezhgon”…, -shkruan Artan Hoxha.
Diskutime rreth kësaj post