Eksperti Kristaq Kume i ftuar në emisionin ‘Breaking’ ka komentuar se çfarë pritet të ndodhë me procesin zgjedhor në vendin tonë kur na ndajnë vetëm disa orë nga ky proces.
-Si e shihni procesin zgjedhor të këtij viti, duke pasur parasysh edhe ndryshimet ligjore dhe atë që u quajt një reformë zgjedhore?
Ndryshimet kanë patur si objekt të tyre rregullime, që e bëjmë më të mundshme zhvillimin e zgjedhjeve më afër standardeve. Nuk ka gjasa më që të paktën sipas asaj që kërkon ligji, të votohet në emër të tjerëve.
Është shumë i ngushtuar hapësira për fenomenin e votimit familjar. Është pothuajse e pamundur sjella e komisionit të qendra e votimit, siç ka ndodhur në zgjedhjet e mëparshme, ku vendimmarrja për një grup votuesish është bërë si dakordësi midis palëve, jo sipas ligjit.
Do jetë më i reduktuar votimi me prokurë, rasti i personave me aftësi të kufizuar. Kjo do të thotë përmirësim i standardeve, dhe këtë e mundëson teknologjia.
Të arrihet atje ku është vendosur objektivi, është po ashtu e domosdoshme dhe zbatimi i tyre. Në fazën e votimit, çfarë bëhet në qendrën e votimit, teknologjia e ka pothuajse hequr mundësinë që të ketë probleme.
Ndryshimet e tjera mund të na sjellin atje ku ne synojmë, vetëm nëse kemi vullnet. Te procesi i numërimit nuk ka ndryshime. Por ka ndryshuar një gjë shumë e madhe, e drejta që kushdo ka mundësi të ngrejë akuzë për keqpërdorimin e votës, dhe kërkon të verifikohet vota.
Jo vetëm që mund të bëhet numërimi, por nëse del se votat janë tjetërsuar, numëruesi e pëson keq, është vepër penale që dënohet deri në 5 vite.
Diskutime rreth kësaj post