Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer replika të forta me analistin Artan Hoxha në studion e Opinion.
Pjesë nga biseda:
Edi Rama: O Artan Hoxha, s’të mbaj mend si një njeri që nuk i lë të tjerët të flasin…
Artan Hoxha: E se…
Edi Rama: S’të mbaj mend kështu, ç’të ka gjetur, ke pirë gjë, je i dehur.
Artan Hoxha: E kam nga dhimbja.
Edi Rama: Po pse more nga dhimbja e ke ti që një njeriu i thua bandit, je në terezi ti…
Artan Hoxha: Po sepse more.
Edi Rama: Aaaa ke dhimbje.
Artan Hoxha: Po se ka dhe katër të plagosur.
Edi Rama: Pse cilin rezultat do të dëshiroje ti…për fat të mirë që ta dish ti, Prokuroria disponon video të komandantit të militarit që përputhet me dëshminë e një njeriu që nuk ka lidhje me ngjarjen. I kanë vënë dhe kamerën. Si mund t’i thuash ti bandit….
Artan Hoxha: Po dy demokratët kush i plagosi, Perëndia nga lart.
Diskutime rreth kësaj post