Kryeministri Edi Rama u shpreh mbrëmjen e sotme në “Opinion” se nëse humbet zgjedhjet më 25 prill atëherë do të largohet si Kryetar i PS-së. Ai tha se nuk do të krijojë një qeveri nga halli.
Deklarata e Ramës:
‘Unë dhe Partia Socialiste do ta mund Lulzim Bashën, së bashku me Monikën në 25 prill. Më pas do të shohim nëse Basha do të largohet nga Saliu, apo Saliu me një mesazh në facebook do ta largojë atë nga partia.
Unë nuk jam këtu duke kërkuar një mandat të tretë për veten time dhe s’më intereson në asnjë formë pushteti apo politika që nuk lidhet me një fitore dhe me nëj mandat të qartë.
Nëse unë marr mandatin për të vazhduar projektet e nisura, unë jam. Nëse s’marr mandatin për këto, unë s’jam. Ka dy lloje liderash dhe kryeministrash. Nëse PS nuk ka një mandat të qartë, unë nuk jam. Nëse më duhet të formoj një shumicë qeverisëse nga halli, unë nuk jam.’-tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post