Kryeministri Edi Rama u shpreh mbrëmjen e sotme në “Opinion” është pyetur për ftesën ndaj Lulzim Bashës dhe a po ndërhyjnë gjermanët për një bashkëpunim mes tyre.
Pjesë nga debati:
Blendi Fevziu: A po negociohet mes jush, se ka fjalë që Gjermania.
Edi Rama: Po, po se Gjermania në fakt.
Blendi Fevziu: Po mirë s’ka rëndësi, njerzit nga atje.
Edi Rama: Po mirë ne do ta mundim Bashën, dhe pasi ta mundim do shikojmë se si do shkojë punë në PD, do ndahet Basha nga Saliu apo jo.
Blendi Fevziu: Po si ju do na e caktoni liderin e PD-së, ai s’ka pse të rrijë 12 vjet aty kur ju e mundni, të vijë një tjtër që t’ju mundë.
Edi Rama: Më fal se ndoshta ke ambicie dhe kërkon të kandidosh ti e ta zëvendësosh.
Blendi Fevziu: Mos ma qaj hallin mua se nuk kam ambicie politike.
Edi Rama: Jo ti do ishe kandidat i fortë.
Diskutime rreth kësaj post