Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbajtur sot takimin përmbyllës elektoral në qytetin e Vlorës. Ai zbuloi dhe planin e Ramës, që pas zgjedhjeve do të prishë 110.000 shtëpi.
“Rama do prishë 110.000 shtëpi. Njeriu që ju gënjeu dhe sbëri asgjë për 8 vjet, po ju gënjen prapë për legalizimet! Mos ja hap derën dështimit për të tretën herë!
Të dielën Rama do largohet bashkë me kriminelët, shitblerjen e votës dhe korrupsionin e tij. Shqiptarët do votojnë 9 për ndryshim që të sjellim një të ardhme më të sigurt dhe më të mirë për vendin”, – tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post