Vrasja në Elbasan ka sjellë reagime të shumta nga të gjitha palët. Gazetarë, politikanë dhe analistë kanë mbushur studiot mbrëmjen e së mërkurës duke dhënë versione të ndryshme. Mes tyre nuk kanë munguar dhe tensionet.
Gazetari Andi Bushati ka braktisur studion ende pa mbaruar emisioni “Open” në TCH mbrëmjen e së mërkurës kur po diskutohej vrasja e Elbasanit. Në një moment është futur në lidhje me Skype deputeti i PS-së, Taulant Balla dhe moderatorja e emisionit Eni Vasili tha se do të transmetonte deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.
Balla kundërshtoi dhe tha se nuk mund të fliste për Bardhin dhe as të komentonte deklaratat e tij. Në këtë pikë Vasili ndryshoi rrjedhën e emisionit dhe vendosi që ta lexonte vetë atë që kishte thënë Bardhi ndërsa Balla vijonte të kundërshtonte për të dëgjuar deklaratat e Bardhit.
Në këto momente gazetari Andi Bushati tha se ishte e papranueshme që regjinë e emisionit ta bënte Taulant Balla dhe në mënyrë demonstrative u largua nga emisioni.
Diskutime rreth kësaj post