Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një intervistë për Zërin e Amerikës, teksa ndër shumë tema është diskutuar edhe ajo e Reformës në Drejtësi.
Kryemadhi tha se ky proces nuk ka nevojë për ndryshim pasi është firmosur nga Komisioni i Venecias, mjafton të zbatohet ajo çfarë është votuar në korrik të 2016-ës.
Sipas saj, Rama e kapi reformën në drejtësi, e tjetërsoi dhe e deformoi për interesat e tij politike.
Zëri i Amerikës: Znj. Kryemadhi, reforma në drejtësi mbetet një temë kryesore diskutimesh, debatesh. Ju vetë jeni shprehur kritike ndaj mënyrës së zbatimit të kësaj reforme, por në rast se ju bashkë me Partinë Demokratike do të vini në pushtet, çfarë mendoni se duhet rregulluar ose ju mendoni që nuk është zbatuar si duhet, atëherë çfarë duhet bërë, çfarë duhet korrigjuar sipas jush?
Monika Kryemadhi: Ndoshta duhet ta kthejmë pyetjen në anën tjetër. Unë vetë si Monika Kryemadhi, por edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, jam e bindur edhe vetë Partia Demokratike kemi votuar një reformë në drejtësi në dakordësi me të gjitha institucionet ndërkombëtare, me Komisionin e Venecias, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian në korrik të 2016-s dhe për herë të parë si asnjëherë në 30 vitet e tranzicionit dhe të pluralizmit politik ne kemi pasur një dakordësi 100 për qind, me 140 deputetë në Parlament. Për tetë ligjet e reformës, Partia Demokratike ka pasur opsionet e veta, ndërsa ne kemi votuar. Dhe ne nuk i kthehemi mbrapsht absolutisht dhe nuk mendojmë se duhet korrigjuar asgjë nga ajo çfarë kemi votuar në 21-22 korrik të 2016-s. Më pas ndodhi deformimi dhe kapja e asaj që zoti Rama e deformoi, e ndryshoi, e kapi, e tjetërsoi, e për të cilën unë mendoj që duhet të jemi shumë të kujdesshëm, pasi dashje pa dashje, diku me indiciet tona personale apo diku me preferencat tona personale, edhe familjare, shkojmë dhe kemi bërë një gabim shumë të madh, i cila faktikisht i ka kushtuar jashtëzakonisht Shqipërisë. Sepse sot problemi i reformës në drejtësi është se ne akoma nuk e kemi të ndërtuar Gjykatën Kushtetuese , kemi një Gjykatë të Lartë që nuk është funksionale, kemi gjykata të cilat po shkojnë drejt margjinalizimit. Procesi i vetingut akoma vazhdon dhe ne e dimë shumë mirë që është në një sulm ndoshta mediatik. Kanë frikë të dalin e të flasin, pasi ne e dimë shumë mirë se është jashtëzakonisht e vështirë për të dalë në ekrane të mëdha dhe për të shprehur opinion , themi që është në një terr informativ e gjithë shoqëria shqiptare. Ndërkohë nga ana tjetër njerëzit vuajnë qoftë për të marrë dhe një divorc ose për të pasur kudjestarinë e fëmisë së tyre apo të marrë pagesën e tyre. Pra kur një grua është pa punë e divorcuar nga bashëkshorti dhe nuk arrin do të gjej të drejtën e saj në dyert e gjykatës mendoni pastaj se çfarë mund të themi për gjëra të tjera që janë më të rëndësishme.
Zëri i Amerikës: Këto janë konstatime nga ana juaj. Si ju do e ndryshoni situatën për të cilën flisni?
Monika Kryemadhi: Këto janë konstatime dhe janë të vërteta. Mjaftojmë të zbatojmë atë që kemi vendosur në 21 dhe 22 korrik të 2016 dhe atë që ka vendosur dhe firmosur Komisioni i Venecias. Unë nuk mendoj se Monika Kryemadhi është më eksperte se Komisioni i Venecias dhe është më eksperte se ata të cilët e kanë përgatitur dhe ja kanë ofruar parlamentit shqiptar në dakortësi me Partinë Demokratike dhe 20 votat e LSI-së të asaj kohe dhe Partisë Socialiste të 2016. Pra mendoj se dakortësia më e mirë dhe profesionale e 2016 nuk mund të ofroj dot Monika Kryemadhi apo dikush tjetër, në këto kushte të tensionit dhe të kapjes së zinxhirit shtetëror duke filluar nga koka e Kryeministrit dhe deri mund të themi tek patronazhisti i fundit që shet fara tek rruga, dmth këtu ka arrit sot sistemi i ynë.
Diskutime rreth kësaj post