Ardhja e Zahos në jetë i ka ndryshuar krejtësisht jetën Edi Ramës. Në emisionin “E diell”, ku ishte përballë Edi Manushit, foli për marrëdhënien me të duke treguar se perceptimi i tij për fëmijët përpara se të njihej me të, ishte ajo e fëmijëve që qanin në avion.
Në rrëfimin e tij, Rama thotë se mendonte se ishte e tmerrshme ta përballoje këtë gjë, por Zaho i ka ndryshuar jetën.
“Për fëmijët e vegjël kisha vetëm një perceptim, perceptimin e atyre që qajnë në avion. Më dukej e tmerrshme që të përballoje…ideja ime ishte që qanin gjithë ditën. Më dukej…Zaho më ka ndryshuar jetën,” tregon Rama.
Diskutime rreth kësaj post