Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje mbi masakrën e ndodhur mesditën e sotme në Elbasan. Lala shprehet se viktima, Pjerin Xhuvani po udhëtonte në një mjet pa targa dhe se po shpërndante zarfe me para për qytetarët në këmbim të votës më 25 prill.
Ka qenë Partia Demokratike ajo që sipas gazetares Klodiana Lala ka ngritur fillimisht pretendimet se po vidhej vota, dhe ka lajmëruar policinë. Më pas, sipas Lalës, ka pasur një shkëmbim zjarri mes dy palëve dhe për pasojë mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani e tre të të tjerë u plagosën.
“Në ngjarjen e rëndë mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani si dhe u plagos dhëndri i tij, një efektive policie dhe dy persona të tjerë. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘5 Maj’. Ka dyshime që viktima, po udhëtonte me një mjet pa targa, dhe se po shpërndante zarfe me para për qytetarët, në këmbim të votës më 25 prill. Ka qenë PD-ja, ajo që ka ngritur pretendimet në fjalë, ndërsa ka njoftuar policinë se një automjet pa targa po shpërndante para tek qytetarët, duke blerë votën. Ka pasur një shkëmbim zjarri mes dy grupeve, ndërsa ende nuk dihet se çfarë ka brenda makinës së viktimës,” – tha Lala.
Diskutime rreth kësaj post