Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e kandidates së për deputet të PD-së në Kavajë, Grida Duma, e cila tha se autori që plagosi ditën e djeshme në zyrat e PD-së 27 vjeçarin, është kushëriri i kryeministrit.
Gjatë një takimi me banorët në njësinë 2 në Tiranë së bashku me ekipin e 25 prillit, Rama tha se ajo i shef nga qimet këto punë.
“E patë atë kushëririn tim. Grida tha e ka kushëri, se ajo i shef nga qimet këto punë. Pa atë me mjekër dhe më pa mua më tha janë kushërinj. Kështu janë. Po i them atyre që janë të djathtë, ca do të thotë. Hani djathë, pini raki, hani qepë se atë e kam qejf dhe unë. Po i them qytetarëve të Tiranës, që cfarë i djathtë je? Mor hiqe televizorin kur dal unë, nuk do të kërkoj krushqi, se jam i martum”, – tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post