Rikthehet në ekran ish- presidenti Donald Trump. Që pas dorëzimit të postit, ai ka realizuar intervistën e parë, ku kritikoi presidentin e SHBA-së, Joe Biden, për vendimet që ka amrrë. Sipas Trump, presidenti e ka përkeqësuar situatën.
“Ata po e minimizojnë aq sa munden, por situata është e tmerrshme dhe mund të shkatërrojë vendin tonë. Njerëzit po vërshojnë dhe gjatë muajve në vazhdim mund të shihni diçka që nuk e keni parë më herët. Ajo që po ndodh në kufirin tonë është e paprecedentë, me dhjetëra mijëra njerëz nisen drejt kufirit. Ajo që Biden duhet të kishte bërë është të linte gjërat siç ishin.
Nëse do ta kishte bërë, ne po regjistronim të dhëna shumë pozitive dhe emigrantët po vinin vetëm në mënyrë të ligjshme”, – tha Trump.
Diskutime rreth kësaj post