Konkurrentja e ‘Përputhen’, Ana Kauri i është bashkuar fushatës elektorale të Partisë Socialiste. Ajo ka ndarë foto në Instagram, teksa ndodhet e ulur në rresht të parë në mitingun e PS-së në Berat, vendlindjen e saj.
“Sot në mbledhjen e PS-së” – shkruan ajo në story, teksa ka ndarë disa foto. E veshur me të zeza, ndryshe nga herët e tjera me të cilat e kemi parë në emision, Ana shfaqet tejet serioze dhe e fokusuar në politikë.
Me telefon në dorë, duke kapur çdo moment të fushatës, kjo është tashmë pamja e re e saj.
Pas televizionit, politika duket se e ka intriguar Anën e cila doli nga emisioni beqare duke u refuzuar nga Rinani.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post