Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi është zbuluar se edhe ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni de Biasi, ka qenë nën vëzhgimin e patronazhistëve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta ironzon duke thënë se ai nuk duhet të habitet, pasi është shtetas shqiptar dhe çdo votues duhet të ketë një spiun nga pas.
“Pse habitesh i dashur miku i të gjithë shqiptarëve Gianni De Biasi? Si të mos kesh edhe ti një spiun kur je edhe shtetas shqiptar dhe kur çdo votues duhet të ketë një spiun nga pas?”, – shkruan Meta.
Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni de Biasi ka qenë nën vëzhgimin e patronazhistëve të Partisë Socialiste. Sipas regjistrit elektronik rezulton se De Biasi ka qenë nën patronazhin e Alban Hoxhës, ndërsa nuk dihet nëse ky emër përkon me atë portierit të Partizanit, apo është një person tjetër. Në një intervistë të dhënë sëfundmi9, ish-trajneri me shtetësi shqiptare, sot nën drejtimin e kombëtares së Azerbajxhanit, e ka pritur me humor, duke e quajtur patronazhistin e tij, spiun.
Diskutime rreth kësaj post