Presidenti Ilir Meta i pyetur sot se kush është qytetari dixhital që i ka denoncuar për rrezikun e blerjes së votave, tha se “doktori është figurë e madhe”, ndërsa theksoi se ka një rrezik për manipulimin e votave në njësinë nr.10.
“Jo për doktorin, ai është figurë e madhe tani. Unë i referohem një rreziku konkret te njësia 10. Ka denoncime pafund, foto video që vijnë në presidencë. Do ti bëjmë publike në orët në vijim. Celibashi dha siguri që nuk ndodh, por kam marrë informacion që ka tentativa. Edhe përpjekja për të penguar emigrantët është për faktin që të bërë marifete duan të mos vijnë, shpresoj se opozita e ka të qartë.” – tha Meta.
Diskutime rreth kësaj post