Kryedemokrati Lulzim Basha, të larguarit nga Partia Demokratike që më pas krijuan dhe parti të reja i quan pseudoforca të nxituara nga Edi Rama.
Basha tha se ato nuk janë parti të djathta.
“Nuk ka parti të rrjedhura nga Partia Demokratike. Ka pseudoforca të krijuara nga Edi Rama për të menaxhuar idenë se nuk është vetëm, por ka edhe këta. Janë krijesa të Edi Ramës, të sponsorizuara nga Edi Rama. Nuk ka parti të reja të djathta, shqiptarët e kuptojnë shumë mirë se Rama është vetëm dhe ne jemi të gjithë bashkë”, – tha ai për MCN.
Diskutime rreth kësaj post