Presidenti Ilir Meta gjatë konferencës me gazetarët tha se patronazhistët i ngacmojnë edhe vajzën e vogël duke i çuar lajme në lidhje me të.
“Deri kur do jetoni nën këtë presion, deri kur? 10 mijë fuksa janë shtuar në administratë. Patronazhistët më ngacmojnë edhe vajzën e vogël, duke e ditur se e kam pikë të dobët. Para disa ditësh i kishin dhënë një lajm që kisha ngacmuar gruan e Damian Gjiknurit. Më tha babi mos pi më të lutem, ç’punë ke me gruan e tij. Më tregoi lajmin, thashë mos kam bërë ndonjë lapsus, por jo i thashë, unë kam thënë gurunë, jo gruan. Mora Tedin dhe i thashë ta korrigjojë se është gabim. I dërgojnë gocës vazhdimisht dhe i thonë thuaj babit të mos pijë më, të mos ngrejë zërin por të ruajë figurën e Presidentit”, tha Meta.
Diskutime rreth kësaj post