Kreu i shtetit Ilir Meta ka paralajmëruar një konferencë të jashtëzakonshme për mediat.
“I ftoj të gjithë sipërmarrësit shqiptarë të më ndjekin, sot në ora 17:15, në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, për të denoncuar fakte konkrete se si patronazhistët e “Rilindjes” survejojnë biznesmenët dhe kur konstatojnë se kanë mendimin e tyre, mbyten me gjoba të paligjshme me qëllim që t’i nënshtrohen Bandës në pushtet.
I ftoj të gjithë gazetarët e pakapur ta ndjekin me vëmendje këtë konferencë të jashtëzakonshme!
I ftoj të gjithë kandidatët e opozitës në tërësi dhe të LSI-së në veçanti të na ndjekin!
I ftoj SPAK-un dhe të gjithë njerëzit e Drejtësisë të na ndjekin!
E ftoj Avokaten e Popullit, Misionin e Vëzhgimit të OSBE-ODIHR dhe Organizatat e pakapura të Shoqërisë Civile, që merren me zgjedhjet të na ndjekin!
I FTOJ TË GJITHË QYTETARËT E REPUBLIKËS, TË CILËT DUAN TË JETOJNË TË LIRË NË ATDHEUN TONË TË NDJEKIN LIVE KËTË KONFERENCË TË JASHTËZAKONSHME!”, shkruan Meta.
Diskutime rreth kësaj post