Drejtuesi Politik i PD në Durrës, Edi Paloka paralajmëron largime nga radhët e PS në Durrës. Largimin e Ardit Kërtushës dhe Serian Mazrekut, sipas tij, do ta pasojnë emra të tjerë.
“Ramës kanë filluar t’i ikin dhe funksionarët. Madje njëri prej tyre ishte administrator i kënetës dhe vendosi të largohej. Janë të tjerë që do të ikin prapë, të cilët janë dhe në punët të mira, por që thonë se nuk vazhdohet me Ramën. Deri këtu ka arritur puna, kur ikin ata dhe e kanë kuptuar që me Ramën nuk vazhdohet, pjesa tjetër që kanë 8 vjet që provojnë në kurriz “pushtetërimin” e tij, nuk duhet të kenë dilema”, – tha Paloka.
Diskutime rreth kësaj post