Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se sondazhet që dalin në media, të gjitha pa përjashtim janë të blera nga kryeministri Edi Rama.
Pjesë nga fjala e Ilir Metës:
“Të gjitha sondazhet janë të blera nga Edi Rama. Opozita ka mbi 90 mandate, po deshi opozita të shesë mandatet, ta bëjë, por nuk e lë Ilir Meta. Dhe Vlora do t’ja bëjë fora. Aty do të jem, do ti verifikoj një për një komisionerët të paktën të opozitës. Ata që kanë ndonjë shqetësim besoj se u qartësuan. Larg nga jeta intime, larg nga jeta private e qytetarëve. U prek ai kur i dolën fotot, unë i pari i dola në mbrojtje. Të dalë patronazhisti të thotë filan gjyqtar e filan prokurore ka të dashur këtë e atë, kjo nuk shkon.
Do të nxjerr faktet sesi merren peng persona nga opozita, gjoja për të bërë opozitë. Shqipëria e shqiptarëve, do të ftoj edhe trupën diplomatike për ta njohur me disa fakte skandaloze. Ne e dimë çfarë ndodhi nga mosveprimi i prokurorisë nga Dibra dhe Shijaku në 2017, e dimë çfarë ndodhi nga zvarritja e hetimeve dhe është një përgjegjësi historike e drejtësisë.” – tha Meta.
Diskutime rreth kësaj post